Beyonce është shumë pranë lindjes së binjakëve të saj, ndërkaq para tyre ka vajzën Blue Ivy.
Nëna e Beyonces, Tina Lawson 63 vjeçare, ka thënë se e gjithë familja po e pret me padurim edhe pritjen e foshnjave tjera, gjinia e të cilave ende nuk është bërë e ditur, shkruan People, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam kaq e lumtur, mezi po pres”, ka thënë ajo gjatë ditës së sotme derisa ishte pjesëmarrëse në galerinë “Arta Gala” në Los Angeles.
Lawson dhe bashkëshorti i saj Richard kanë thënë se vazhdimisht po luten për Beyonce dhe Jay Z.
“Ajo është nëna më e mrekullueshme që kam parë deri sot”, tha ndër të tjera nëna e saj.
Duke folur për Beyoncen, ajo gjithashtu ka treguar se është një person i qetë, e dashur dhe shumë e sjellshme, madje në jetën e saj primarë janë fëmijët e saj, ashtu siç janë edhe për vetë atë Beyonce dhe motra e saj Solange.
"Beyonce kujdeset për Blue Ivy dhe foshnjat në bark, ashtu siç kujdesesha unë për të", ka thënë tutje ajo.