Solisti i grupit “Votra”, Armend Fejzullahu, ka kohë që i mungon skenës sonë. Por, kjo mungesë me gjasë do të pushojë së shpejti.
Fejzullahu, në emisionin “Një Kafe me Labin” të KTV-së, ka zbuluar se së shpejti do të lansojë këngën e re të tij si Armendi, jo si solisti i “Votrës”, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se kënga do të quhet “Dua” dhe tregon se është gati në përfundim.
Tekstin e këngës “Dua” e ka shkruar vetë këngëtari, ndërsa komponimin e ka bërë në bashkëpunim me Albert Hysenin, për të cilin thotë se është basist ose më saktë instrumentalist në restorantin e babait të Rita Orës, Besnik Sahatçiu, “Queen’s Arms” që gjendet në Londër.
Armendi, djali i madh i ikonës së muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu, po ashtu, premton se në një të ardhme të afërt do të realizojë edhe këngë të tjera të reja.