Showbiz

Mihrije Braha “nuk po fiket”!

Këngëtarja Mihrije Braha nuk po ndalet. Ditë më parë, ajo publikoi baladën “Si cigaren e fundit më fike”, të shoqëruar edhe me videoklip. Mihrija vjen sonte në “Express” të KTV-së krejtësisht ndryshe, ashtu siç nuk e keni parë nëpër intervista, për të dhënë kësaj radhe disa detaje rreth projektit të fundit.

Me disponim në maksimum dhe e veshur krejt ndryshe nga siç bën rëndom nëpër intervista, Mihrije Braha erdhi në këtë intervistë për “Express”.

Mihrija vazhdon të jetë ndër këngëtaret më aktive të gjeneratës së saj. Pak ditë më parë, ajo lansoi këngën dhe klipin “Si cigaren e fundit më fike”. Tash e sa kohë, ajo është duke ua besuar punën bashkëpunëtorëve të rinj.

Këngëtarja tregoi se për këtë projekt kishte krejt plane të tjera.

Si gjithmonë, ajo që pashmangshëm tërheq vëmendje është dukja e këngëtares. Ajo tha se qëllimi ishte që paraqitja në këtë video të ishte me shije.

Ndryshe, Mihrije Brahën e pret një verë e nxehtë me shumë ahengje familjare, por edhe të tjera projekte.