Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Murali i Michelle Obamas shkakton pakënaqësi në Chicago

Një mural i ish-zonjës së parë Michelle Obama, i vendosur në një ndërtesë të lagjes ku ka banuar ajo si fëmijë në Chicago, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha.

Murali i krijuar nga artisti Chris Devins, ka nxitur një debat të madh, jo për arsye politike. Pak kohë pasi Decins përfundoi muralin të premten e kaluar, kritikat filluan nëpër rrjetet sociale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njerëzit e kanë akuzuar artistin për kopjimin e imazhit të veprës së studentes Gelila Mesfin, e cila një vit më parë në Instagram kishte prezantuar një portret identik të Michelle Obamas, transmeton Koha.net.

“Si mund të vidhni punën e dikujt tjetër... dikujt që ka punuar fort për atë gjë dhe të pohoni se është e juaja”, ka reaguar artistja Mesfin.

“Si mund ta vidhni punën dhe të thoni se e keni dizajnuar vetë... kjo është krejt kundër artit dhe jo respekt në shumë nivele”, ka shtuar ajo.

Në një intervistë për CNN-in, Devins ka mohuar akuzat për kopjim. Ai ka thënë se deri javën e kaluar nuk e ka njohur Mesfinin dhe kishte mësuar për punën e saj kur një i afërm e kishte njoftuar për akuzat e saj.

Image