Cristiano Ronaldo ka prezantuar makinën e tij të re sportive në rrjetet sociale.
Sulmuesi portugez i Realit të Madridit ka shtuar koleksionin e tij të makinave luksoze me një Bugatti Veyron të zi, që kushton rreth 2 milionë euro, transmeton tch.
Fituesi i Topit të Artë ka pozuar me makinën e re te hyrja e shtëpisë së tij dhe fotoja e postuar në Twitter ka arritur 6000 “retweet” brenda një ore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo