Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Marigona Qerkezi realizon provat për rolin kryesor në operën italiane

Sopranoja kosovare Marigona Qerkezi tashmë është duke bërë përgatitjet e fundit për shfaqje e saj të radhës, në të cilën do të debutojë me rolin e Lucias në operën “Lucia di Lammermoor” të Donizettit.

Kjo shfaqje do të shfaqet në teatri prestigjioz “Teatro Lirico di Cagliari” në Itali, kurse premiera e shfaqjes do të jetë më datë 5 maj duke filluar nga ora 20:30.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

“Lucia në Lucia di Lammermoor të Donizettit është rol të cilin e kam pasur ëndërr ta debutoj në skenë qysh moti, dhe jam shumë e lumtur që ëndrra ime po realizohet në një teatër shumë prestigjioz siç është Teatro Lirico di Cagliari në Itali - vatrën e Operës, ku me padurim po pres të debutoj”, pati thënë ajo për KultPlus, duke shtuar tutje se ky rol është një nga vulat e BelCantos për soprano të tipit të saj, si dhe një nga kryeveprat e Donizettit, dhe njihet pikërisht për skenën e Lucias, e quajtur si "Skena e Çmendurisë", e cila karakterizohet për vështirësi të jashtëzakonshme interpretative.

Image

Shfaqja “Lucia di Lammermoor” është një ndër kryeveprat e muzikës romanike të shekullit 19-të nga Donizetti. Kjo dramë sjellë kontraste të forta dhe fokusohet në kombinimin fatkeq të vdekjes dhe të dashurisë duke sjellë një pah pasione.