Aktorja Amber Heard dhe themeluesi i Teslas, milioneri Elon Musk, janë parë bashkë për herë të parë në publik në një restorant në Australi.
Aktorja është duke bërë përgatitjet për filmin e saj të ardhshëm “Aquaman”, shkruan People, përcjell Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktorja 31 vjeçare dhe themeluesi i Teslas 45 vjeçar janë parë gjatë mbrëmjes së kaluar krahë njëri tjetrit, me ç’rast edhe janë fotografuar.
Më vonë, aktorja ka shpërndarë në rrjetin e saj social “Instagram” edhe një fotografi, kështu duke e bërë zyrtare lidhjen e tyre.
Ditë më parë është raportuar se ndarja e saj me Johnny Depp në janar të këtij viti, nuk e ka ndaluar aktoren të planifikoj edhe një martesë të dytë me Elon Musk.
