Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Katy Perry shkakton zemërim te besimtarët hindu

Katy Perry ka lënduar besimtarët hindu pas publikimit të një statusi në rrjetin shoqëror Instagram.

Në fakt, ajo publikoi një vizatim të perëndeshës hindu dhe e përshkroi gojën si “disponimi aktual”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fansat e saj menjëherë filluan të lajmërohen, duke thënë se publikimi është ofendues, transmeton KosovaPress.

“Kjo është e turpshme, nuk mund të krahasohesh me perëndeshën e madhe Kali Maa”, shkruan njëri nga përdoruesit e Instagramit.

Një tjetër kishte shkruar se perëndesha duhet respektuar.

“Ke humbur çdo respekt në sytë e mi”, shkruante ai.

Por, kishte edhe prej atyre që mbronin këngëtaren australiane.

“Unë jam hindu dhe kjo nuk është aspak fyese. Njerëzit sot lëndohen shumë lehtë”, shkruan një i ri.

Image