Yjet e franshizës 'Fast and Furious', vazhdimi i tetë i së cilës po shfaqet në kinema, Vin Diesel (49) dhe Dwayne "The Rock" Johnson (44), janë përsëri miq.
Grindja e tyre zgjati nga vdekja e Paul Walker në vitin 2013, për shkak se Johnson e akuzoi Diesel se përmes kësaj ngjarjeje tragjike dëshironte ta rriste popullaritetin e tij. Ai i tha atij se është dembel dhe se vonohet gjithmonë. Diesel iu përgjigj duke i thënë se është “xheloz për shkak se nuk është një yll si ai”, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProducentët i detyruan të shkojnë për darkë dhe t’i zgjidhin problemet e tyre në mënyrë që të mund të xhirohen vazhdimet e reja. Megjithatë, vitin e kaluar është shkruar se grindja e tyre është vetëm një truk i marketingut për ta promovuar betejën e mundësve nga 'WWE', me Diesel dhe Johnson si rivalët kryesorë.