Këngëtari problematik Chris Brown po përballet me akuzat se e ka sulmuar një fotograf në një klub në Florida të hënën (17 prill 2017).
Këngëtari i Fine China ishte në Aja Channelside në Tampa për një shfaqje të paguar në orët e hershme të së hënës në mëngjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas TMZ-së, fotografi i klubit ishte duke bërë fotografi rreth klubit, por u kërkua të ndalonte kur mbërriti Brown, transmeton “Koha Ditore”. Megjithatë, fotografi më pas e rifilloi fotografimin nga turma, kur Brown po shkonte drejt kabinës së DJ. Brown thuhet se u inatos dhe e grushtoi fotografin në fytyrë pasi që e kuptoi se ai po fotografonte.
Grindja në fjalë u xhirua në video klip. Policët u thirrën në klub, por Brown nuk ishte aty kur mbërritën. Fotografi i paemëruar thuhet se po planifikon të ngrejë padi. Akuzat vijnë disa ditë pasi që u raportua se Chris dhe reperi Lil Wayne janë shënjestra të një hetimi federal për drogë.
Më herët këtë muaj, agjenti amerikan për siguri të atdheut Kevin Selent dëshmoi se Brown dhe Wayne duket se kanë bashkëpunuar në shitblerje të drogës me producentin muzikor nga Florida Jugore, Harrison Garcia, i cili po gjykohet për shitjen e narkotikëve të paligjshëm.