Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Victoria Beckham: Nuk kam shumë shoqëri, parapëlqej të rri e vetme

Modelja e famshme Victoria Beckham, bashkëshortja e David Beckham dhe nënë e katër fëmijëve ka treguar për herë të parë se ka shumë pak shoqëri.

“Nuk ndihem asnjëherë e vetmuar, por parapëlqej të qëndroj e vetme se me njerëz që nuk i zë besë”, ka thënë modelja për revistën Elle, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka bërë të ditur se nuk është e sigurt kur rrethohet me një numër më të madh të shoqërisë, prandaj ka parë të arsyeshme të mbaj kontakte me shumë pak njerëz.

“Jam shumë e lidhur me motrën time dhe me vetëm tre-katër persona tjerë të cilët i njoh qysh nga shkolla e mesme”, ka thënë tutje ajo.

Ajo ka treguar gjithashtu se është shumë e zënë, për këtë arsye, të gjithë shoqërinë që ka janë gjithashtu të zënë me punë dhe janë prindër, për këtë arsye sipas saj ajo i ka ruajtur kontaktet gjithmonë me ta pa asnjë problem.

Victoria Beckham ditën e djeshme, më 17 prill ka mbushur 43 vjet, me ç’rast edhe tha se kurrë nuk është ndier e vetme nga arsyeja që nuk ka shoqëri të madhe.