Vendos së bashku një zë të fuqishëm dhe ekspresiv, një imazh joshës dhe një seri këngësh të arrira. Dua Lipa po bëhet yll i suksesshëm ndërkombëtar i pop-it.
Pas këngëve me më shumë se 40 milionë klikime si “Be The One” dhe “Hotter Then Hell”, në qershor do të vijë albumi i parë. Dhe mos flisni për bukurinë e saj: “Për mua vlen vetëm muzika”, thotë për Tgcom24, Dua Lipa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE lindur në Londër nga prindër me orgjinë nga Kosova, Dua është rritur në një ambient muzikor, duke qenë si i ati muzikant e bëri shumë shpejt të interesuar në rryma të ndryshme muzikore, nga Tupac tek Action Bronson, nga Dylan dhe Bowie deri tek Alt J dhe Chance The Rapper.
Ky lloj edukimi solli tek Dua pasionin për muzkën, që e çoi të bëhej një artiste e vërtetë, duke patur dhuntinë për kompozimin, këngën dhe interpretimin.
Për albumin do të bashkëpunojnë edhe Stephen ‘KOZ’ Kozmeniuk (Kendrick Lamar, Nicki Minaj), Emile Haynie (Lana Del Rey, FKA Twigs), Nineteen85 (Drake, Majid Jordan) dhe Jon Levine (Drake, Nelly Furtado), transmeton kp.
Protagoniste e një koncerti të madh të suksesshëm në Fabrique të Milanos, disa ditë më parë, që vendosi bazat për sukses edhe në Itali, në Britaninë e Madhe është tashmë një yll.
Gazetat i kushtuan kopertina duke e cilësuar si “ylli i ri britanik i pop-it”.