Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Fast & Furious 8” sot në të gjitha kinematë botërore

Për Dominic Toretto dhe Luke Hobbs çfarëdo sipërfaqe prezanton një pistë ideale të përshtatshme për ndjekje, nga rrugët e New York dhe Kubës deri tek pistat e akullit në detin Barents, transmeton ATSH njoftimet. Motorra dhe muskuj , makina e karburante : elementët janë të njëjtët për kapitullin e tetë të filmit me shpejtësi të lartë që ka filluar në 2001: “Fast & Furious 8” mbërrin në kinematë botërore nga e enjtja 13 prill.

Me regji të F. Gary Gray, filmi do të hapë një triologji të re me protagonistin Vin Diesel (kapitulli i nëntë dhe i dhjetë janë parashikuar për prill 2019 e 2021).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fast & Furious 8” shënon lamturimrën përfundimtare të Paul Walker. Pas vdekjes së aktorit në moshën 40 vjeçare në një akisdent automobilistik , ishte shfaqur ende në rolin e Brian O’Conner në kapitullin e shtatë, për të cilin kishin nisur xhirimet në momentin e tragjedisë.

Hyrja e re është Charlize Theron, e cila pas suksesit në “Mad Max: Fury Road” duhet të ketë fituar simpati për motorrët e armët. Në kast kthehen edhe Michelle Rodriguez, Jordana Brewster, Tyrese Gibson, Chris “Ludacris” Bridges, Elsa Pataky, Lucas Black, Jason Statham, Dëayne Johnson e Kurt Russell.

Në kapitullin e tetë Dom (Vin Diesel) dhe Letty (Michelle Rodriguez) janë në muaj mjalti në Kubë dhe Brian (Paul Walker) dhe Mia (Jordana Brewster) janë tërhequr. Ndërkohë grupi ka nisur një jetë normale. Por ata do të vihen në një provë të vështirë si asnjëherë më parë kur Cipher, një grua misterioze , e josh Dom për t’u kthyer në botën e krimit, prej të cilës tentoi të dilte. Për të shpëtuar Don, Letty dhe Hobbs (Dwayne Johnson) janë të detyruar t’i drejtohen një armiku të së shkuarës Deckard Shaw (Jason Statham).