Aktori Vin Diesel ka shijuar sukses të jashtëzakonshëm me rolin e tij në trilogjinë e filmave “The Fast and the Furious”, por krijuesit e këtij projekti nuk e kishin menduar atë për rolin kryesor.

Roli i Dom Torettos në këtë film fillimisht i ishte ofruar aktorit Timothy Olyphant, por ai e refuzoi mundësinë. Producentët e filmit u takuan me Vin Dieselin dhe pjesa tjetër është histori.

Kate Winslet pati ngritje të madhe në karrierë me rolin e saj të Rose në filmin “Titanic”. Winslet i është falënderuese koleges së saj Gwyneth Paltrow, e cila e kishte refuzuar rolin në filmin më të dashur të të gjitha kohëve

Aktori John Travolta i kishte rënë pishman gjatë tërë karrierës së tij kur refuzoi rolin kryesor në filmin legjendar “Forrest Gump”. Por sinqerisht, aktori Tom Hanks ishte njeriu i vetëm që ka mundur ta bëjë atë njërin prej roleve më të famshme të shekullit të kaluar.

Ngritjes së famës së aktorit Daniel Craig i ndihmoi fort roli i James Bondit në “Casino Royale”. Para Craigut ky rol i ishte ofruar Hugh Jackmanit, por e refuzoi pasi mendonte se nuk ishte për tipin e tij.

Brad Pitt refuzoi rolin e Jason Bourne në “The Bourne Identity” pasi ishte duke punuar në filmin e tij “Spy Games”. Matt Damon doli të jetë fituesi më i madh me pranimin e rolit.

Filmi “Salt” në të cilin shkëlqeu aktorja e famshme Angelina Jolie, fillimisht ishte menduar për Tom Cruisen. Aktori kishte refuzuar rolin ndërsa skenari ishte rishkruar për rolin e një femre.

Aktori veteran Sean Connery ka mundur lehtë të jetë në skenat e mëdha të filmit “Lord of the Rings” sikur të mos kishte refuzuar rolin e Gandalfit. Ai refuzoi këtë rol pasi nuk e kuptonte materialin. Ian McKellan doli të jetë aktori i përkryer për njërin prej filmave më të mirë në histori.

Russel Crowe fitoi çmimin Oscar me filmin “Gladiator”, por para tij roli ishte menduar për Mel Gibsonin, i cili kishte menduar se është shumë i vjetër për këtë rol.

Keanu Reeves do të bënte famë të madhe me rolin e tij në filmin “Matrix”, por rolin e tij pak më parë e kishte refuzuar aktori Will Smith.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo