Gruaja e këngëtarit Michael Buble, Lusiana Lopilato, ka folur për herë të parë hapur për trajtimin mjekësor të djalit të tyre, i cili është përballur me sëmundjen e kancerit, në një konferencë për media, e cila ishte mbajtur për të promovuar filmin e saj të ri, “Los Que Aman, Odian”.
Aktorja argjentinase ka thënë se gjendja e djalit të tyre është duke u përmirësuar dhe tha se inkurajimi dhe lutjet e fansave të saj i ka dhënë fuqi, përgjatë kësaj kohe të vështirë për të, transmeton emisioni “Express” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është shumë mirë të dish se njerëzit të përkrahin dhe të duan. Lutjet që u bënë për tim bir mendoj se më kanë ndihmuar të jem e fortë përkrah kësaj sfide dhe kjo është arsyeja pse unë sot jam këtu. Isha e gatshme të kthehesha e fort dha ta shihja djalin tim tek rritet i lumtur. Kjo mua më dha fuqi ta përfundoj këtë film, u kënaqa duke luajtur në të dhe më vjen mirë që roli m’u dha mua. Jam shumë e lumtur” , tha ajo.
Lopilato ishte duke xhiruar filmin kur djali i saj u diagnostikua me kancer, gjë që bëri që ta braktiste shesh-xhirimin urgjent dhe të shkonte në shtëpinë e saj në Los Angeles, që të qëndronte pranë tij. Ekipi vazhdoi që t`i xhironte skenat e tjera pa të, derisa u kthye.
Sipas revistës “People”, çifti kishte njoftuar për gjendjen e të birit trevjeçar Noah, në muajin nëntor në faqen zyrtare të këngëtarit në Facebook-u. Këngëtari kanadez ka anuluar disa performanca për shkak të sëmundjes dhe trajtimit të djalit të tij.
Çifti, i cili u martua në vendlindjen e aktores në vitin 2011, kanë dy djem, Noah, dhe Eliasin njëvjeçar.