Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka mbuluar ballinën e revistës prestigjioze “Shape”, për muajin e ardhshëm.
Ajo ka shkëlqyer në fotografitë e realizuara për numrin e muajit maj të kësaj reviste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
26-vjeçarja në këtë intervistë ka treguar se është duke bërë disa punë të rëndësishme aktualisht.
Ora është duke punuar në albumin e ri, që del këtë verë, në udhëheqje të emisionit America’s Next Top Model, në aktrim në rolin e saj në filmin “50 Shades Darker” dhe në punën si dizajnere, me ç’rast ka treguar se po planifikon linjën e vet, përpos bashkëpunimit me Adidasin.
Në intervistën për “Shape” Rita ka treguar për jetesën e saj, ushqimin dhe ushtrimet.
“Kam qenë gjithmonë vajza që hante kurdo që mundej. Por këtë herë është dashur të ndryshoja. Nisa të mendoja se po më mungon dukja e mirë. Vitin e shkuar, kam qenë në të vërtetë e rregullt në ushqim të duhur dhe shkoja në ushtrime”, ka shpjeguar ajo.
Sa i përket albumit të ardhshëm, Rita thotë se është shumë krenare për punën që ka bërë dhe se “do të shokojë njerëzit”.
Ajo ka treguar gjashtë rregullat që kanë ndihmuar të ketë linjat që ka tani.
- Gjeni ritmin e ushtrimeve – Ushtroj zakonisht për një apo dy orë, por nuk mundohem të teproj.
- Gjeni motiv për ushtrime – Nganjëherë më duhet të motivoj veten dhe vetëm shikoj fotografitë e grave si Jennifer Lopez e Kate Beckinsale.
- Duhet të jesh e fortë, jo e dobët – Nuk isha shumë e lumtur me trupin tim më përpara. E dija se më duhej më shumë fuqi dhe nisa të punoja për të mos mbetur e dobët. Mos u bëni e obsesionuar që të jeni e dobët.
- Hani ushqimin e duhur për trupin tuaj.
- Nganjëherë, kënaqeni veten me “thyerjen e rregullave të ushqimit”.
- Mos u frikësoni të ndërmerrni veprime të rrezikshme.
Numri i ardhshëm i “Shape” me Rita Orën del në shitje më 18 prill.