Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“The Boss Baby” ende në krye të klasifikimit në kinematë amerikane

“The Boss Baby” ka mbledhur 26,3 milionë dollarë në javën e dytë të tij të shfaqjes në kinematë amerikane duke arritur një total prej 89,4 milionë.

“E bukura dhe bisha”, ka fituar 25 milionë dhe në katër javë filmi i Disney ka arritur shifrën 432,3 milionë. Komedia “Të dyshuarit e papritur”, interpretuar nga Morgan Freeman, Michael Caine e Alan Arkin, renditet në vendin e katërt me 12,5 milionë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi komedi “The Baby Boss”, me regji të Tom McGrath , është historia zbavitëse e një familje që mirëpret fëmijën e sapolindur, e gjitha e treguar nga këndvështrimi i vëllait të tij 7 vjeç me emrin Tim.

Tim Templeton është një fëmijë i lumtur: është shtatë vjeç e gjysëm, prindërit e adhurojnë, pasi ka shumë imagjinatë, që e lejon atë të jetojë çdo situatë si një aventurë emocionuese. Të paktën derisa në shtëpi vjen vëllai i vogël, i cili menjëherë i merr vëmendjen dhe dashurinë e prindërve. Tim pyet veten se si ndodhi që foshnja është bërë bosi në shtëpinë e tij.