Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Për vetëm një postim në rrjetet sociale, Beyonce fiton 1 milion dollarë

Sipas ekspertëve Beyonce është këngëtarja më e ndjekur nëpër rrjetet sociale, e fati i saj bënë që të fitoj 1 milion dollarë për vetëm një fotografi të postuar.

Ajo është e vetmja nga të gjithë të famshmit që rrallë herë shihet nëpër intervista, ajo parapëlqen t’i përdor rrjetet sociale për t’i shpërndarë të rejat e fundit rreth saj, shkruan The Sun, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas D’Marie Analytics, Beyonce është personi më i shtrenjtë nëpër rrjetet sociale, për vetëm një postim të saj ajo merr 1 milion dollarë.

Mesazhet që merr Beyonce janë shumë më të vlefshme se sa yjet dhe blogeret që kanë tendenca të marrin para duke e sponsorizuar Instagramin apo ndonjë tjetër rrjet social.

Njoftimi i saj në Instagram, që ajo është shtatzënë me binjake u bë fotografia më e pëlqyer në gjithë historinë e Instagramit, kështu duke marrë më shumë se 10.9 milionë pëlqime.