Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sonte në “Express” flet këngëtari Naser Berisha

Këngëtari Naser Berisha flet për herë të parë për sëmundjen e tij Është bërë kohë që atë nuk e kemi parë nëpër emisione televizive, e po ashtu as me realizime të reja muzikore.

Këngëtari Naser Berisha vjen sonte në “Express” bashkë me vajzën e tij, për të treguar për këtë pauzë, planet për t’u rikthyer në muzikë dhe jo vetëm kaq. Ai ka rrëfyer detajisht edhe për sëmundjen e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Se çfarë po ndodh konkretisht me jetën e këngëtarit,do të mund ta mësoni sonte në KTV në emisionin “Express”, i cili sikur çdo të premte edhe sonte sjellë një laramani materialesh nga showbiznesi vendor.

Përveç tij, protagonistë të emisionin sonte janë edhe Agnesa Vuthaj, Gold Ag, Baby G e “Xhesika” e serialit “O sa mirë”. Express P!nk sonte në KTV do të transmetohet në ora 20:00 ndërsa në Tv Arta në ora 22:00.