Banorët e Prishtinës nga kjo e hënë do të kenë ujë pa ndërprerje.
Por, kjo mund edhe t’u kushtojë atyre, duke e paguar ujin me një tarifë më të lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ndonëse kanë thënë se ende zyrtarisht nuk kanë bërë kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për shërbimet e ujit, rritja e çmimit mund të ndodhë për shkak të shpenzimeve më të larta që do të ketë tash e tutje kjo kompani, raporton KTV.
Qytetarët që gjatë tërë këtyre viteve janë ballafaquar me reduktime nuk e mirëpresin këtë rritje të çmimit.
Nga Autoriteti rregullator për shërbimet e ujit kanë konfirmuar se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për ndryshim të tarifave nga K.U.R “Prishtina”.
Zëdhënësja Lule Aliu ka thënë se vendimi do të bëhet në bazë të arsyeshmërisë dhe dokumentacionit që do ta sjellë Ujësjellësi Rajonal.
Furnizimi me ujë 24 orë në ditë qytetarëve do t’iu mundësohet përmes Fabrikës së Ujit në Shkabaj, e cila u përurua më 17 mars.
Ndërmarrja K.U.R “Prishtina” ka lutur qytetarët që të t’i lajmërojnë rastet e mundshme të ndonjë defekti në tubacione, pasi, sipas zyrtarëve të saj, për herë të parë do të ketë presion të lartë në gypa.