Përvjetori i 9-të i pavarësisë së Kosovës, e ka gjetur kryeqytetin me atmosferë festive.
Në ora 10, me një minutë heshtjeje, ka filluar seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës për nder të të rënëve për liri dhe pavarësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fjalimin solemn, kryesuesi Halim Halimi, tha se pavarësia e vendit është kontribut i popullit shqiptar të Kosovës ndër shekuj.
Në mungesë të kryetarit Shpend Ahmeti, asamblistëve u foli drejtori i Administratës, Muhedin Nushi, i cili tha se kjo datë konfirmoi aspiratat shekullore të popullit tonë.
Por shtoi se kjo festë është e zbehtë në mungesë të Ramush Haradinajt.
Aktivitete të ndryshme pati edhe në sheshet e kryeqytetit të cilat ishin të mbushura përplot.
Nxënësit e shkollës fillore “Dardania” organizuan një marsh, në shenjë revolte ndaj izolimit të Kosovës, me mos-liberalizimin e vizave.
Autobusët urban by kohanet
Ndërkohë, në mëngjesin e së premtes, nga parkingu i “Trafikut Urban”, 30 autobusët e rinj janë lëshuar në qarkullim në linjat 1 dhe 4.
Duke uruar qytetarët për 9-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka thënë se ndonëse ende ka punë për ta bërë Republikën, ajo bëhet vetëm me punë të mira si kjo.
Ai ka theksuar se me gjithë pengesat, ata kanë arritur të reformojnë Trafikun Urban.
Sejdiu ka përsëritur se Bordi i ndërmarrjes nuk është legjitim dhe se kryeshefi Halil Mustafa po vazhdon punën e tij, sikurse edhe sekretari Hafir Hamiti.
Ndërkohë, kryeshefi i Trafikut Urban, Halil Mustafa, ka thënë se kjo ndërmarrje “ka dasmë”.
Madje, ai ka paralajmëruar edhe rritje pagash për punëtorët.