Banorët e lagjes “Kalabria” edhe këtë dimër u është dashur të mendojnë alternativa tjera për t’u ngrohur, në mungesë të kyçjes në sistemin e ngrohjes të Termokosit.
Projekti i zgjerimit të rrjetit të Termokosit ishte paraparë qysh vitin e kaluar, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQytetarët janë të pakënaqur me premtimet e parealizuara për ngrohjen. Por Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se zgjerimi i rrjetit është varur nga donatorët.
E në kohën kur kryeqyteti është përballur me nivel të lartë të ndotjes së ajrit, kryetari Ahmeti sistemin e koogjenerimit e sheh si mundësi të mirë për një ambient më të pastër.
Komuna ka prezantuar edhe masterplanin për zgjerimin e rrjetit edhe në katër zona, Qendra lindje, në Arbëri dhe Tophane.