Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej orës 18:00, të enjten, ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të veturave në Zonën Qendër.
Sipas një njoftimi nga Komuna e Prishtinës, ajri tani është më pak i ndotur dhe AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit) ka rënë në vlerën 61.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke e pasur parasysh këtë fakt, Komuna e Prishtinës ka marr vendim që nga ora 18:00 e ditës së sotme të ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër”, ka njoftuar komuna.
Kjo masë për ndalimin e qarkullimit të veturave, nisi të mërkurën në mëngjes.