Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çelaj thotë se i vjen mirë që Ahmeti po merr nga programi i tij, ia kujton përqeshjen e “rampave”

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës nga zgjedhjet e kaluara, Lirak Çelaj ka thënë se i vjen mirë që kryetari aktual Shpend Ahmeti po merr pjesë nga programi i tij.

Ka aluduar në vendimin e sotëm të Komunës së Prishtinës për të ndaluar qarkullimin e makinave nga qytetet tjera, për shkak të ndotjes alarmante të ajrit. Çelaj ia ka kujtuar Ahmetit përqeshjen që ky ia kishte bërë kur në fushatë ai kishte propozuar diçka të tillë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, Çelaj ka thënë se Ahmeti duhet ta marrë të plotë programin e tij që në mënyrë që ai të jetë efikas. Kjo do të parashihte edhe padi ndaj KEK-ut e projekt për rrjetin virtual të gazit.

“Ndonëse me vonesë, po më vjen mirë që Shpendi po merr prej programit tim. Edhe pse e përqeshte punën e ‘rampave’. Por për të funksionuar ky program duhet ta merr komplet e jo vetëm një copë”, ka thënë Çelaj përcjell Koha.net. “Komuna duhet ta padisë KEK-un dhe po ashtu të fillojë projektin e rrjetit virtual të gazit”, ka shtuar më tej.