Si pasojë e ndotjes së madhe të ajrit, Komuna e Prishtinës ka vendosur të mbajë të enjten mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë për të parandaluar rreziqet shëndetësore që mund të paraqiten tek qytetarët.
Për ndotjen e ajrit dhe masat që do të ndërmerren, pas pak (në orën 17:00) do të mbahet edhe një konferencë e jashtëzakonshme për media e Komunë së Prishtinës, Ministrisë së Ambientit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse, Qeveri e Kosovës sot ka formuar Task Forcën ndërministrore.
Shqetësime të mëdha janë shfaqur pas monitorimeve të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, ku del se Kosova, veçanërisht Prishtina me rrethinë renditet si vendi më i ndotur në botë, përcjell ksp.
Kjo gjendje ka nxitur reagime nga institucionet e deri tek qytetarët.
Sot edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë për mediat se ka iniciuar një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për ndërmarrjen e masave të menjëhershme për përmirësimin e gjendjes.
Ndërkohë është bërë thirrje në rrjetin social Facebook për daljen në protestë për të shprehur indinjatën dhe zhgënjimin ndaj Qeverisë dhe pushtetit lokal për neglizhencë ndaj situatës aktuale.
Protesta do të mbahet më 31 janar (e mërkurë), në ora 12:00.
Derisa situata të përmirësohet qytetarëve iu këshillohet të shmangin daljet nga shtëpia dhe ecja nëpër qytet me maska.