Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti thotë se të gjitha rrugët në Prishtinë janë të kalueshme

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se pavarësisht reshjeve të borës, nuk ka probleme as në fshatra e as nëpër lagje të Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se në terren janë të gatshme të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, madje ka lënë edhe kontaktet në rast se dikush sheh ndonjë rast për ndërhyrje emergjente.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Pavarësisht reshjeve të borës, deri tash nuk ka probleme në asnjë fshat dhe asnjë lagje të komunës sonë.

Të gjitha kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren, të përgatitura për të reaguar në rast nevoje.

080012233 dhe 080012244 janë numrat e Qendrës së Thirrjeve të Komunës, që funksionojnë 24/7, për t'iu përgjigjur çfarëdo emergjence.

Image