Halim Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që në mandatin e kaluar ishte zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, këtë mandat është zgjedhur shef i asamblistëve të LDK-së.
Ai në emisionin 038 të KTV-së, tha se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e fitoi Kuvendin Komunal, por megjithatë, e humbi qeverisjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai e humbi qeverisjen sepse nuk do të realizohet programi i tij”, ka thënë Halimi.
Ai tutje tha se Ahmeti ka bërë koalicion me 5 parti, me ato të cilat tani ndanë pushtetin.
“Ne megjithatë do të jemi konstruktiv por të zëshëm”, shtoi ai.
Kujtojmë se Shpend Ahmeti ka thënë se çdo gjë që miratohet në këtë Kuvend, shkon për verifikim në nivelin qendror.