Deri në 5 orë, qytetarët në disa zona të vendit nuk kanë energji elektrike.
Ata thonë se ka tri javë që e kanë këtë problem dhe se kanë reduktime në kohë të ndryshme të ditës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm në lagjen “Mati” në kryeqytet, deri në 5 orë, këto ditët e fundit nuk ka pasur rrymë.
Në një përgjigje të shkurtër, KEDS-i pranon që nuk ka energji të mjaftueshme. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se po bëjnë maksimumin për t’i furnizuar konsumatorët me energji elektrike.
Por, KEDS-i është shumë i varur nga prodhimi prej KEK-ut, për të cilin jemi në dijeni që nuk ka qenë brenda suazave të planifikuara.