Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti takon organizatorët e vrapimit "Shtegu i Shpresës"

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, takoi përfaqësuesit e “Kosova Trail Running Assosiation”, me në krye alpinisten e mirënjohur Arineta Mula, të cilët i përgëzoi për punën e palodhshme që po bëjnë në promovimin e vrapimit malor, përkrahjen e klubeve të ndryshme në këtë drejtim, si dhe organizimin e shumë garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Së fundmi, Arineta bashkë me kolegët e saj janë duke e organizuar edhe vrapimin “Shtegu i Shpresës” (Trail of Hope). Ky vrapim do të nisë me 3 mars në Prekaz, dhe do të përfundojë më 4 mars në Koshare, në shënim të 20 vjetorit të fillimit të luftës çlirimtare në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesit e kësaj organizate falënderuan Ahmetin për mbështetjen, përderisa ky i fundit i uroi për suksese të mëtutjeshme në angazhimin e tyre.