Qysh në orët e hershme të mëngjesit të së martës, lagja ‘Hamëz Jashari’ në kryeqytet ka mbetur pa energji elektrike.
Banorët e kësaj lagje kanë bërë të ditur se as në këto momente nuk ka energji elektrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë kontaktuar nga KosovaPress-i në KEDS thonë se kjo është shkaktuar nga prishja e rrjetit elektrik, duke thënë se do të dërgojnë menjëherë ekipet e KEDS-it për të sanuar prishjet.
Ndryshe, kjo kompani vazhdimisht njofton për reduktime të energjisë elektrike nëpër disa zona të Kosovës, për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit. Megjithatë, në njoftimin e fundit të KEDS, nuk janë planifikuar ndërprerje të energjisë në lagjen ‘Hamëz Jashari’ të Prishtinës.