Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim Drejtorin e USAID-it në Kosovë, James Hope, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Ahmeti e njoftoi Drejtorin Hope për mbarëvajtjen e punëve në Komunën e Prishtinës, sfidat dhe arritjet gjatë këtij mandati. Në takim u diskutua për projektet e përbashkëta, ku Komuna e Prishtinës si një nga komunat e përzgjedhura do të fillojë implementimin e projekteve për qeverisje të mirë në bashkëpunim me USAID, që nga muaji mars”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo