Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës janë duke shikuar mundësitë për realizimin e projektit “Unaza e Prishtinës” në partneritet me ndërkombëtarët.
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të martën, në një konferencë të përbashkët për media, kanë thënë se tashmë e kanë një opsion që të ecin me këtë projekt, i cili, sipas tyre, është projekti më i madh infrastrukturor dhe investiv, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy projekt i cili është konceptuar që nga viti 2004, nuk ka arritur të realizohet as pas 14 vjetësh. Për këtë, kreu i Prishtinës, Ahmeti ka thënë se në takim me kryeministrin Haradinaj kanë diskutuar për mënyrën që ky projekt të bëhet me bashkëfinancim nga Komuna e Prishtinës dhe Qeverisë, por edhe në partneritet me ndërkombëtarët qoftë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) apo edhe me bankat e tjera investive.
Gjatë takimit, sipas tij, është diskutuar edhe për Ligjin për Prishtinën, pasi siç ka thënë Qeveria është e interesuar që sa më shpejt të shkojë edhe në lexim të dytë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)