një njoftim për medie, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar shfrytëzuesit e hapësirës publike para objektit në të cilin kryhen shërbime tregtare dhe hoteliere se ata duhet të kryejnë obligimet financiare n ndaj komunës, në të kundërtën, thotë njoftimi, ata nuk do të mund të pajisen me lejet për shfrytëzim të hapësirës publike gjatë sezonit veror, transmeton Koha.net.
Njoftimi thekson se shfrytëzuesit e hapësirës publike tashmë e dinë obligimin e vet financiar ndaj Komunës, lidhur me hapësirën që shfrytëzon dhe shton se edhe obligimet duhet të përfundohen edhe për sezonin dimëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas datës 31 mars, ekipet tona do të jenë në terren për t’i bërë verifikimet e nevojshme, dhe në secilin rast ku vërehet shmangie nga pagesa do të shqiptohen gjoba dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit/mallrave nga hapësira publike. Përveç kësaj, shfrytëzuesit që nuk i kryejnë obligimet për sezonin paraprak, nuk do të mund të pajisen me lejet për shfrytëzim të hapësirës publike gjatë sezonit verore”, thotë njoftimi.