Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fusha sportive e Grashticës që është shndërruar në parking veturash

Banorët e fshatit Grashticë, për shumë vjet, e shfrytëzuan për rekreacion dhe sporte të ndryshme një fushë sportive që tashmë ka mbetur e pamirëmbajtur.

Iu gëzuan shumë investimeve të komunës, por nuk kaloi shumë kohë dhe rrethojat e fushës u vodhën e një pjesë u shkatërruan, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të kësaj, sipas banorëve, tash fusha më shumë po shfrytëzohet për parking të veturave.

Ata kërkojnë nga komuna rregullimin e kësaj fushe, pasi sipas tyre, është përdorur shumë kur ishte në gjendje të mirë.

Ndërkohë, zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë thënë se kërkesa do të shqyrtohet dhe do të përfshihet në planifikim.

Zëdhënësja Miranda Mullafazliu ka thënë se kryetari Shpend Ahmeti, në programin e tij qeverisës, është zotuar se do të ketë investime thelbësore në ndërtimin e parqeve dhe hapësirave rekreativo-sportive.

Ajo ka bërë të ditur se në buxhetin e vitit 2018 janë ndarë rreth 1 milionë euro vetëm për investime në këtë fushë.