Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se ka nënshkruar vendimin që Pallati i Rinisë, nga AKP-ja, t’i kalojë në pronësi Komunës së Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sapo e nënshkrova vendimin që Pallati i Rinisë dhe Sporteve, nga AKP-ja, të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës dhe qytetarëve të saj. Pallati i Rinisë do të jetë kompani publike-lokale, i cili do të shërbejë për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë”, ka shkruar Haradinaj.