Prishja e shtyllës elektrike në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Zllatar të Prishtinës, të cilën qe prej një viti më nuk ia rregulloi kompania KEDS-it, duke i krijuar pastaj probleme të njëpasnjëshme, e ka shtyrë Mujë Plakollin që ta qesë në shitje shtëpinë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Plakolli tregon se e kishte ndërtuar këtë shtëpi, në vitin 2001, me paratë që kishte fituar me djersë përgjatë shumë vitesh jashtë vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se kur e ka ndërtuar shtëpinë, shtylla elektrike prej druri ka qenë e vendosur jo fort larg shtëpisë së tij. Por në verën e vitit të kaluar pasi kishte fryrë një erë e fortë, shtylla ishte rrëzuar edhe si pasojë e vjetërsisë, pasi që ajo edhe ishte kalbur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)