Përmes një postimi në Facebook, Shpend Ahmeti ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për bashkëqeverisje në Prishtinë.
Marrëveshja është nënshkruar dje, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dje kemi arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë dhe tani mund të konfirmojmë që në Kuvendin Komunal kemi shumicën që do të na mundësojë zbatimin më të shpejtë të reformave dhe përmbushjen e zotimeve. Detajet e tjera do të bëhen publike pas mbledhjes inaugurese dhe para mbledhjes së parë të Kuvendit Komunal”, ka shkruar Ahmeti.