Me gjithë pritjet e premtimet e bëra, sonte nuk do të ndodhë furnizimi i pandërprerë i ujit në rajonin e Prishtinës.
“Sonte nuk do të ndodhë një furnizim 24 orë me ujë, por një gjë e tillë do të ndodhë nga 27 marsi”, kështu ka thënë në “038”, kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se deri me 27 mars Prishtina do të furnizohet njëjtë, sikurse që është furnizuar deri tani, pasi janë duke u kryer disa testime.
Ndërsa ka shtuar se edhe një jave pritje nuk është shumë në krahasim me pritjen 17 vjeçare.