Ky është momenti kur zjarrfikësit dhe Policia, bartin njërën nga dy gratë që kanë qëndruar për disa minuta brenda banesës që mori zjarr të premten në Prishtinë.
Disa kate më poshtë, banorët kanë provuar mënyra të ndryshme për të dalë nga objekti banesor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë tjerë që e kanë dëgjuar shpërthimin rreth orës 15, kanë shkuar për t’u dalë në ndihmë banorëve të banesës që ka marrë flakë, por nuk ia kanë dalë.
Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit fillimisht kanë pasur vështirësi për të hyrë në këtë zonë për ndërhyrje, për shkak të veturave të shumta të parkuara.
Janë dashur rreth 40 minuta për të intervenuar dhe për t’i dërguar më pas dy gratë e lënduara në emergjencë.
Arsyet e zjarrit nuk dihen ende, porse banorë të bllokut thonë të dyshojnë në ndonjë bombolë gazi, për shkak të shpërthimit të madh që është dëgjuar.
Dera kryesore, e banesës së djegur, ka qenë e blinduar, e banorë të pallatit të njëjtë, nuk kanë mundur më herët të ndërhyjnë.