Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekzekutivi dhe Legjislativi merren vesh për seancën e parë për këtë vit

Kuvendi Komunal i Prishtinës dhe qeverisja komunale më në fund kanë arritur ujdi për mbajtjen e mbledhjes së parë të Asamblesë për këtë vit.

Marrëveshja për këtë mbledhje është iniciuar sërish nga kryesuesi i Kuvendit, Halim Halimi- i cili i ka shkruar një letër kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, në lidhje me nevojën për të organizuar mbledhjen, dhe ky i fundit i është përgjigjur pozitivisht letrës së tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

ka deklaruar për “Kohën Ditore” Halimi, i cili edhe muajin e kaluar pati marrë një iniciativë për mbajtjen e mbledhjes së parë të KK-së për këtë vit. Por, ajo ka dështuar të mbahet, meqë nuk ka pasur marrëveshje paraprake me Ekzekutivin për organizimin e mbledhjes së Komitetit dhe Financave, e as të mbledhjes së Asamblesë, pasi që Ekzekutivi nuk u ishte përgjigjur letrave të Halimit. Ndërsa, këta të fundit kanë akuzuar kreun e KK-së se është sjellë me shpërfillje ndaj Ekzekutivit.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.