Inventari i vjetërsuar dhe mungesa e pastërtisë në ambientet e shkollës fillore “Xhavit Ahmeti” në lagjen Vreshtat të kryeqytetit ka shqetësuar prindërit e fëmijëve që vijojnë mësimin në këtë shkollë.
Në këtë shkollë, ku janë rreth 1 mijë nxënës, prindërit thonë se fëmijët nuk kanë ku të ulen pasi sipas tyre karriget dhe bankat janë në gjendje të mjerueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta kanë bërë kërkesë në Drejtorinë e shkollës edhe për mirëmbajtjen e objektit dhe tualeteve. Drejtori i shkollës, Xhavit Berisha në anën tjetër deklaron se shqetësimet e prindërve i kanë marrë parasysh.
Sipas tij, tashmë kërkesën e kanë dorëzuar në Komunën e Prishtinës. Në anën tjetër nga Komuna e Prishtinës, kanë thënë se janë në dijeni për problemet dhe se inventari do të rregullohet me tenderin e ri për nevojat e shkollave.
Shkolla “Xhavit Ahmeti” bën pjesë në shkollat e reja të ndërtuara në mandatin e dytë të ish-kryetarit Isa Mustafa.