Kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 22 tetorit, Lirak Çelaj, po e quan të gabuar deklaratën e Shpend Ahmetit, se i vjen mirë që Çelaj nuk do të jetë më asambleist.
Në “038” të KTV-së, Çelaj ka thënë se kjo flet për mendësinë e kryetarit Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shpresoj që të mos jetë mirë që nuk jam aty, shpresoj që do të ketë shumë asamblesitë të zëshëm të tjerë”, ka thënë Çelaj.
“Mendoj se ka gabuar me atë deklaratë, sepse kjo tregon se si ai mendon të qeverisë pa ia prish askush tymin e duhanit. Unë mendoj se çdokush që është në pozitë vendimmarrëse duhet ta ketë një opozitë të zëshme, e jo të gëzohet se nuk ka kush ia bën opozitën”, ka thënë Çelaj, përcjell Koha.net.
Çelaj ka thënë se ka qenë edhe vendim i partisë së tij, por edhe vetë nuk ka dashur që të jetë edhe në garë për asmbleist.
“Nuk mendoj se do të kishte kuptim një gjë e tillë”, ka thënë ai.
Çelaj ka garantuar se do të vazhdojë të jetë opozitë e fortë dhe qytetar aktiv edhe pa qenë në Kuvendin Komunal.
Ai vazhdon të besojë se prishtinasit nuk kanë bërë zgjedhjen më të mirë, nëse përfundimisht kryetar do të jetë Shpend Ahmeti.
“Fatkeqësisht nuk shoh se me Shpend Ahmetin do të mund të përparojë e të zhvillohet”, ka thënë Çelaj, teksa ka shtuar se fitorja e tij nuk është ende e sigurt.
“Por edhe nëse ka fituar, kjo fitore e ngushtë është një mesazh për të. Ai duhet të fillojë ta kuptojë se nuk është gjithçka aq e rrafshët, por t’i përvishet punës. Facebooku mund të jetë pjesë e punës së përditshme, por jo thelbi i punës së një kryetari”, ka thënë ai.