Banorët e dy objekteve banesore, të cilat janë në proces të legalizimit, në rrugën “B” të lagjes “Mati 1”, kanë akuzuar Komunën e Prishtinës se po ua prish hapësirën gjelbëruese, duke dhënë leje ndërtimore në atë hapësirë, në mënyrë të kundërligjshme, shkruan sot Koha Ditore.
Ata kanë drejtuar një peticion në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor duke kërkuar ndihmë rreth ndryshimit të hapësirës gjelbëruese. Por, drejtues të Komunës pohojnë se ata nuk kanë ndryshuar asgjë në Planet rregulluese, të cilat njëherë kanë paraparë gjelbërim në hapësirën së cilës i referohen banorët dhe pastaj janë bërë ndryshime, duke zvogëluar pjesën e gjelbërimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.