Në QNR ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta për Komunën e Prishtinës.
Kandidati i LVV-së, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar aktual i komunës, ka dalë fitues edhe pas numërimit të këtyre votave ndaj kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAhmeti mori 861 prej votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, ndërsa Abrashi 733.
Me rezultatin e sotëm, diferenca mes dy kandidatëve për Prishtinën ka shkuar në 365, në krahasim me 237 vota sa ishte diferenca mes tyre në rezultatet e para preliminare të KQZ-së.