Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-inspektorja: Lejet e lëshuara nga Urbanizmi penguan rrënimin e objekteve të ndërtuara jashtëligjshëm

Gjatë periudhës 2010-2014, në kohën sa ka qenë duke e ushtruar detyrën e inspektores së ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Blerina Syla ka thënë se ka nxjerrë disa vendime për rrënimin e objekteve në kryeqytet, të cilat kishin nisur të ndërtoheshin pa leje. Mirëpo, sipas saj, vendimet për rrënime nuk ishin ekzekutuar, pasi ndërtuesit ishin pajisur me leje nga Drejtoria e Urbanizmit brenda Komunës.

Këto deklarata Syla i ka bërë të martën para Gjykatës Themelore të Prishtinës derisa është marrë në pyetje në cilësinë e të akuzuarës. Ajo dhe nëntë inspektorë të tjerë po përballen me drejtësinë për krim të organizuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Blerina Syla së bashku me ish-kryeshefin e Inspektoratit në Komunë të Prishtinës, Ismet Haliti, dhe inspektorët e tjerë: Skënder Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala dhe Granit Cenaj akuzohen për mosparandalimin e mosndërprerjen e ndërtimeve pa leje, si dhe për mosekzekutimin e vendimeve për rrënimin e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë të kundërligjshme në Komunën e Prishtinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.