Në kuadër të investimeve për ndërtimin e parqeve, do të jetë edhe Parku Qendror i Qytetit, në hapësirën mes Katedrales “Nënë Tereza” dhe Fakultetit Filologjik.
“Ndërtimi i këtij parku do të nisë në fillim të vitit 2018. Duam që sa më shumë t’i rrisim hapësirat e gjelbra brenda qytetit, ashtu që të ndikojmë edhe në uljen e nivelit të ndotjes së ambientit. Gjatë mandatit të parë kemi mbjellë 12 mijë fidanë, kurse për mandatin e radhës planifikojmë t’i mbjellim edhe 25 mijë të tillë”, u shpreh Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy park do të jetë një nga ambientet më atraktive brenda Prishtinës, sidomos kur të zgjatet sheshi kryesor i qytetit deri tek Katedralja.