Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga pakënaqësia me higjienën, prindërit vendosin ta pastrojnë vetë shkollën “Faik Konica”

Gjendja jo e kënaqshme e higjienës në shkollë po i shtyn prindërit të dalin vetë për pastrimin e saj.

Këshilli i prindërve në shkollën fillore Faik Konica të kryeqytetit, kanë mare vendim që këtë të shtune në baza vullnetare e formë të organizuar ta pastrojnë shkollën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë institucion arsimor vijojnë mësimin 1414 nxënës e në shërbim të mirëmbajtjes së saj janë 5 punëtorë. Dy punëtorë në orarin e paradites dhe tri atë të pasdites.

Edhe pse në komunë thonë se problemi qëndron vetëm me sanitarin e banjove, sipas prindërve problem është numri i vogël i stafit për një numër aq të madh të nxënësve që frekuentojnë shkollën.

Njëra nga pjesëtarët e këshillit të prindërve tha se kjo iniciativë është bërë pasi kanë pasur shumë ankesa të prindërve në fillim të vitit shkollor.

Ajo thotë se kjo metodë po shfrytëzohet edhe për vetëdijesim e shoqërisë e këtë tha se e kanë mirëpritur një numër i madh i prindërve.

Në Komunën e Prishtinës thonë se pengesë nuk është mungesa e punëtorëve për mirëmbajte, dhe se problemi qëndron vetëm në elementet sanitare të banjove.

E në shkollat në përgjithësi Tahiri thotë se nuk kanë pasur probleme sa i përket kësaj çështje ndërsa numrin e punëtorëve tha se ua kufizon buxheti.

Ai ka bërë të ditur se pjesë e këtij vullnetarizmi do të jetë edhe kryetari në detyrë i komunës, Shpend Ahmeti në rolin e prindit.