Kritikat e krerëve të institucioneve duke filluar nga presidenti Hashim Thaçi, kryekuvendari Kadri Veseli e kryeministri Isa Mustafa, për kryetarin e Prishtinës, nuk duket të jenë problem.
Shpend Ahmeti në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, thotë se janë pikërisht kryesorët e institucioneve të cilëve sipas tij, i është bërë “halë në sy” dhe se po mundohen me çdo kusht të pengojnë zhvillimin e Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk po kalon asnjë intervistë as e presidentit Thaçi, as e kryeparlamentarit Veseli e as kryeministrit Mustafa pa fol për Prishtinën dhe Shpendin. Ju kemi bërë halë në sy dhe tash kohën mundohen me na blloku. Dhe unë jam i lumtur që ata kritikojnë sepse Prishtina ka ndikim të madh politik, administrativ, ekonomik”, tha Ahmeti në “Ekonomia me Erëzën” në KTV.