Autobusët e rinj të Komunës së Prishtinës, nuk u lejuan të nisin punën nga pronarët e 2 kompanive private që kishin operuar në linjën 3b tash e 14 vjet, raporton KTV.
Sipas tyre, askush nga komuna nuk i ka njoftuar se autobusët e rinj komunalë do të vihen në funksion, andaj e shohin të rrezikuar punën e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëse nuk lejuan autobusët komunalë të fillojnë qarkullimin, nuk operuan as vetë në këtë linjë.
Disa nga udhëtarët e linjës 3B, janë shprehur se nuk kanë kërkuar t’ua ndërrojnë autobusët e 2 kompanive private pasi janë shumë të rregullt dhe punojnë ndershëm. Madje thonë se kryetari Shpend Ahmeti i solli autobusët e rinj vetëm sa për të bërë fushatë.
Pronarët e 2 kompanive private “Ardhmëria” dhe “Bleri”, thonë se bllokada do të vazhdojë njësoj derisa të marrin një përgjigje prej zyrtarëve komunalë.