Komuna e Prishtinës s’do të investojë në rregullimin e tunelit te “Kurrizi” i Prishtinës, pa u përfunduar punimet mbi platonë e tij, të cilat janë zvarritur me gjithë koston e lartë që ka pasur projekti.
997 mijë euro është vlera e projektit për rregullimin e platosë së “Kurrizit”, punimet e së cilës po zgjasin për më shumë se një vit e gjysmë, shkruan sot “Koha Ditore”. Banorët e kësaj lagjeje janë ankuar se vonesat në këtë projekt ua kanë vështirësuar jetesën atyre, duke ua kufizuar lëvizjen para dyerve të ndërtesave, aq më tepër për faktin se edhe pa këto probleme lagjja është shumë e stërngakruar dhe me mungesë të theksuar të hapësirës për rekreacion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi telashe me tunelin, i cili kundërmon, megjithëse ai është pastruar nga grumbujt e mbeturinave, të cilat hidheshin nga lokalet e bizneseve nën ‘Kurriz’”, ka thënë Arben Hoxha, banor lagjeje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.